Skeda e pasurisë së deklaruar –Edlira Bako –Prokuroria e Elbasanit
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar –Edlira Bako –Prokuroria e Elbasanit

Prokurorja Edlira Bako e Prokurorisë së Elbasanit do të përballet të hënën më 14 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Etleda Çiftja.

Edlira Bako e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si prokurore dhe inspektore pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në vitin 2014, Bako është emëruar në krye të Drejtorisë së Inspektimit të Gjyqësorit dhe Prokurorisë dhe prej vitit 2019, e ushtron funksionin si prokurore e Prokurorisë së Rrethit Elbasan.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurorja Edlira Bako nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja e Elbasanit, Edlira Bako.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, Bako nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj kap vlerën 300,782 lekë. Ajo zotëron familjarisht kursime në cash prej 200 mijë lekësh, automjet me vlerë 100 mijë lekë dhe likujditete bankare prej 782 lekësh. Gjithashtu, ajo dhe bashkëshorti deklarojnë pjesë takuese nga apartamentet familjare në Tepelenë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 11.5 milionë lekë, nga të cilat 58% kanë si burim pagën e subjektit, gati 25% pagat e familjarëve dhe 1.4% nga biznesi i bashkëshortit. Rreth 15% e të ardhurave kanë si burim honoraret.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *