Gjyqtari Markelian Koça pas shpalljes së vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK

Gjyqtari Markelian Koça kalon me sukses vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën 22 nëntor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Durrësit, Markelian Koça. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Suela Zhegun.

Gjyqtari Markelian Koça u përball të hënën më 21 nëntor me Komisionin, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrën e provës për një apartament të blerë nga familja e origjinës në vitin 1999, pasuri që ai e ka përdorur deri në krijimin e familjes së tij, për një automjet, si dhe një çështje që ka gjykuar.

Markelian Koça e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar në vitin 1995 dhe prej vitit 2000 ai e ushtron funksionin si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *