Foto arkive - seancë gjyqësore në KPA.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Flutura Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 16 korrik lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Pukës, Flutura Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Rezarta Shuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Hoxhës.

Flutura Hoxha u shkarkua nga detyra më 25 shkurt, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë ajo e vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe se kishte arritur nivel minimal kualifikues për profesionalizmin.

Hoxha pati një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor shqiptar. Nga viti 1998 deri në vitin 2006 ajo shërbeu si kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë. Gjatë periudhës 2007-2011 Hoxha mbajti funksionin si inspektore në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë, KLD dhe në 2012-ën u rikthye në Gjykatën e Pukës, ku dhe e ushtroi detyrën deri në vendimin e shkarkimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *