Anëtarët e KPA, Mimoza Tasi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo dhe Rezarta Schuetz. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Bari Shyti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 29 maj vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Bari Shyti.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të kryer nga subjekti kundër vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për largimin e tij nga detyra.

Bari Shyti u shkarkua nga KPK më 25 mars të vitit 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Komisioni konkludoi atëherë se Shyti kishte bërë deklarime kontradiktore e të pasakta, si dhe se nuk kishte justifikuar pasurinë e tij me burime të ligjshme.

Bari Shyti e ka nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi fillimisht në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës. Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e deri në shkarkimin nga detyra e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *