Ndihmësja ligjore, Enida Lamçe pas konfirmimit ne detyre. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK konfirmon në detyrë këshilltaret ligjore

Këshilltarja ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Aida Mërtiri dhe ndihmësja ligjore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Enida Lamçe u konfirmuan në detyrë të premten më 11 maj, pasi në seancat dëgjimore të zhvilluara në të njëjtën ditë për secilën, nuk u konstatuan probleme në asnjë prej tre kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Procesi i vetingut për këshilltaren ligjore Aida Mërtiri u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Ndërsa ndihmësja ligjore Enida Lamçe u vetua nga trupa e KPK e kryesuar prej Xhensila Pines, me relatore Genta Tafa Bungon dhe anëtar Roland Ilian. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme në të dy seancat, Elka Ermenkova. Të dy vendimet u morën në mënyrë unanime nga trupat e KPK.

Pas përfundimit të seancave që zgjatën rreth 15 minuta secila, të dy subjektet e rivlerësimit falënderuan Komisionin për hetimin administrativ të kryer ndaj tyre dhe kërkuan konfirmimin në detyrë – kërkesa që u gjetën të drejta nga shkalla e parë e vetingut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *