Skeda e pasurisë së deklaruar –Flojera Davidhi –Gjykata e Korçës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Flojera Davidhi –Gjykata e Korçës

Gjyqtarja Flojera Davidhi do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2013 deri në fund të vitit 2016.Gjyqtarja Flojera Davidhi do të përballet të hënën më 17 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e saj të vetingut përbëhet nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.

Flojera Davidhi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në tetor 2019, Davidhi u komandua për një periudhë 2-vjeçare si këshilltare ligjore pranë Njësisë Mbështetëse të komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Flojera Davidhi nga viti 2013 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga subjekti i rivlerësimit, Flojera Davidhi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2013, gjyqtarja Flojera Davidhi deklaronte vetëm pjesë takuese në pasurinë e familjes, e cila është e pavlerësuar në vlerë financiare. Në fund të vitit 2016, pasuria e deklaruar familjare kap vlerën e 4.8 milionë lekëve.

Subjekti deklaron familjarisht likujditete bankare prej 4.2 milionë lekësh, një automjet me vlerë 411 mijë lekë dhe kursime në cash prej 200 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën 2013-2016 kapin vlerën e 4.8 milionë lekëve, nga të cilat 70% burojnë nga paga si gjyqtare e Znj. Davidhi, gati 19% nga paga e bashkëshortit dhe 8% nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u sqaruar se likujditetet bankare në skedën e pasurisë deklarohen se i përkasin motrës së bashkëshortit të subjektit, e cila është emigrante në Angli.

Në vitin 2015, bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit deklaron një depozitë bankare prej 4 milionë lekësh të krijuar në vitin 2006, e cila është 100% në pronësinë e motrës së tij, emigrante në Angli. Sipas deklarimit, depozita rezulton në emrin e bashkëshortit të subjektit.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *