Skeda e pasurisë së deklaruar –Shpëtim Reka – Gjykata e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Shpëtim Reka – Gjykata e Durrësit

Gjyqtari Shpëtim Reka i Gjykatës së Durrësit do të përballet të mërkurën 23 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj dhe Genta Tafa (Bungo).

Shpëtim Reka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Durrësit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Shpëtim Reka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Shpëtim Reka.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Shpëtim Reka deklaronte pasuri me vlerë 2.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 22.6 milionë lekëve.

Reka zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 16.5 milionë lekë, automjete me vlerë 2.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 1 milionë lekësh si dhe kursime të akumuluara në cash prej 2.3 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37.8 milionë lekë, nga të cilat 35% kanë si burim pagën nga funksioni të subjektit, 43% pagat e familjarëve, gati 12% të ardhurat nga qiratë dhe 8.7% nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Shpëtim Reka rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të mbuluar shtimin e pasurise dhe shpenzimet e realizuara gjatë vitit 2008. Shuma e pajustifikuar është 337,413 lekë, pa llogaritur në këtë analizë  shpenzimi për konsum familjar për periudhën.

Në vitin 2004 është marrë kredi në BKT në shumën 31,000 euro, me interes 8.2 %, me afat 10 vjet për blerje apartamenti, ndërkohë që blerja e apartamentit është realizuar një vit më pas.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *