Prokurorja Rita Gjati (majtas)  dhe avokatja Evrikli Kolovani duke dalë nga KPA | Foto: Edmond Hoxhaj
KPA Lajme Veting

Prokurorja Rita Gjati kundërshton vendimin e KPK për shkarkimin e saj

Prokuroria e Kukësit, Rita Gjati e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 19 mars 2021 për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, paraqiti të hënën më 27 maj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, shkaqet e ankimit të saj kundër largimit nga detyra. Ajo pretendoi shkelje të rënda procedurale në […]

Ndihmës ligjor, Klement Kajana | Foto: BIRN
KPK Lajme

Pas vlerësimit pozitiv, KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor Klement Kajana

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Klement Kajana u përball të premten më 17 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur pak kohë pas një seance të shkurtër gjatë së cilës nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, u konfirmua në detyrë. Procesi i vetingut për Kajanën u […]

Prokurori Dritan Gripshi pas vendimit për shkarkimin nga detyra. Foto| BIRN
Analiza KPK Veting

KPK e shkarkoi prokurorin Dritan Gripshi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më datë 27 mars, pasi Komisioni konkludoi se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Ndërkohë, ai arriti nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe u vlerësua i aftë profesionalisht. Vendimi për shkarkimin e Gripshit u mor […]

Prokurori Dritan Nushi | Foto: Edmond Hoxhaj
Analiza KPK Veting

KPK u nda në vlerësimin e pasurisë së prokurorit Dritan Nushi

Prokurori i Tiranës, Dritan Nushi u konfirmua në detyrë më 31 janar, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë e figurën dhe nivel kualifikues për profesionalizmin. Dy komisionerët në shumicë, kryesuesja Firdes Shuli dhe relatori Olsi Komici shprehen se konkluduan për […]

Pranvera Stafa Selita
Analiza

KPK e shkarkoi prokuroren Pranvera Stafa Selita për cenim të besimit

Prokurorja e Elbasanit, Pranvera Stafa Selita u shkarkua nga detyra më 8 mars 2024, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se në vlerësimin tërësor, duke konsideruar së bashku problemet e pasurisë dhe mangësitë profesionale e denoncimet nga publiku, ka cenuar me sjelljen e saj besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Ndërkohë, ajo […]

Trupa gjyqësore e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një seance. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Analiza KPA Veting

KPA: Prokurori Avni Kraja nuk përmbushi kushtet për të arritur nivel të besueshëm për pasurinë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e ka gjetur të bazuar në ligj dhe në prova vendimmarrjen e Komisionit për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Avni Kraja për probleme në kriterin e pasurisë, duke i rrëzuar pretendimet e ngritura në ankimin e tij në aspektin procedural, si dhe për pasurinë, kriterin e vetëm për të […]