Trupi gjykues i Kolegjit e ka gjetur të drejtë ankimin e Komisionerit Publik për shkarkimin e Dollapajt për deklarim të pamjaftueshëm.
Tag: Arben Dollapaj
Çështja ndaj Arben Dollapaj në KPA, Komisioneri kërkon shkarkimin
Komisioneri Publik këmbënguli në shkarkimin e Arben Dollapajt në seancën e fundit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërsa Dollapaj kërkoi të rikonfirmohej ndërsa i cilësoi akuzat ndaj tij të pabazuara dhe barrën e provës jopropocionale.
Komisioneri Publik dhe prokurori Dollapaj përballen në KPA për mjaftueshmërinë e provave
Seanca ndaj anëtarit të KLP Arben Dollapaj në Kolegjin e Posaçëm te Apelimit u fokusua te debati mes Komisionerit dhe subjektit mbi mjaftueshmërinë e provave për investimin në Valbonë. Kolegji mbylli hetimin dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet.
Plani urban i Bjeshkëve; Ballhysa këmbëngul për hetimin Arben Dollapajt
Pavarësisht se Bashkia Tropojë ka njoftuar se nuk ka dokumente dhe prokurori Arben Dollapaj dorëzoi si provë kopjen origjinale të lejes ndërtimore, Komisioneri Publik Florian Ballhysa kërkoi sërish që të verifikohet nëse leja zhvillimore për shtëpinë e familjes së prokurorit në Valbonë është marrë bazuar në ligjin e kohës për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit.
KPA riçel hetimin gjyqësor për anëtarin e KLP Arben Dollapaj
Kolegji vendosi të përqëndrojë hetimin për Dollapaj në procesin e ndërtimit të godinës në Valbonë dhe në verifikimin e pasjes ose jo të konfliktit të interesit me shtetasin Kosovar që i shiti vëllait shtëpinë në Tiranë.