Elizabeta Imeraj duke dalë nga seanca e KPA-së | Foto : BIRN/Edmond Hoxhaj
Artikull kryesor ! KPA Lajme Veting

KPA rrëzon si të ‘panevojshme’ shumicën e kërkesave të Elizabeta Imerajt

Ndryshe nga tre seancat e para kur drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj paraqiti për orë të tëra parashtrimet, provat, pretendimet dhe kërkimet e saj, seanca e katërt të martën më 12 prill zgjati rreth gjysmë ore. Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi vendimmarrjen lidhur me kërkesat e palëve për […]

Elizabeta Imerja dhe avokati Gregory Thuan në KPA | Foto : BIRN/Nensi Bogdani
Artikull kryesor ! KPA Lajme Veting

Tre seanca maratonë dhe 19 orë në KPA, Elizabeta Imeraj përmbyll parashtrimet

Tre seancat maratonë në KPA për tre ditë radhazi që zgjatën rreth 19 orë në total kur KPA u njoh me parashtrimet Komisionerit Pubik për ankimin e kryer kundër konfirmimit në detyrë të prokurores Elsabeta Imeraj, u dominuan prej kësaj të fundit – e cila dhe vetë deklaroi në mënyrë të përsëritur se po u […]

Elizabeta Imeraj duke hyrë në KPA | Foto nga BIRN?Nensi Bogdani
Artikull kryesor ! Lajme

KPA vijon seancën maratonë për Elizabeta Imerajn

Seanca publike maratonë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA ku po shqyrtohet ankimi i Komisionerit Publik Florian Ballhysa kundër vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj vijoi të enjten më 31 mars edhe për rreth 8 orë të tjera. Thuajse e gjithë koha iu dedikua Imerajt […]

Elizabeta Imeraj duke hyrë në KPA | Foto nga BIRN?Nensi Bogdani
KPA Lajme Veting

Elizabeta Imeraj mbrohet në KPA me avokat nga Strasburgu, pa pagesë

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj u paraqit të mërkurën në seancën publike të caktuar për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik kundër konfirmimit të saj, së bashku me një përfaqësues ligjor të huaj, avokatin e Dhomës së Avokatisë së Strasburgut, Gregory Thuan Dit Dieudonne. Imeraj i kundërshtoi të gjitha shkaqet e ngritura në ankim […]

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe vëzhguesi i ONM, Theo Jacobs në seancën e KPK. Foto: LSA
Artikull kryesor ! KPA Lajme Veting

KPA shtyn seancën për prokuroren Elizabeta Imeraj, për arsye shëndetësore

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj nuk u paraqit në seancën e parë publike që ishte caktuar të zhvillohej të martën në orën 10:00 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit që e konfirmoi në detyrë këtë subjekt rivlerësimi. Kryesuesja e trupit gjykues […]