Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se gjyqtari Bib Ndreca ka vepruar në kundërshtim me rregullat e etikës, pasi me veprime aktive ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës për blerjen e të drejtave për apartamentin ku jeton në mungesë të palës tjetër. Gjithashtu, Komisioni konstaton se Ndreca nuk ka pasur mundësi financiare për pagesën e […]
Tag: Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Bib Ndreca
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin gjyqtari i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Bib Ndreca u vlerësua pozitivisht.
KPK përmbyll pas një viti sagën e vetingut ndaj gjyqtarit Bib Ndreca
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje se nuk ishte gjetur asgjë e re në rihetimin e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Bib Ndreca. KPK njoftoi se do të shpallte vendimin në 18 janar, thuajse një vit pa seancës së parë dëgjimore që u mbajt në 26 shkurt 2020.
KPK mbyll vetingun pas dorëheqjes së gjyqtarit Fran Prendi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme dhe ndalimin e emërimit të tij në drejtësi për 15 vitet e ardhshme.
Dorëhiqet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Fran Prendi
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga detyra të gjyqtarit Fran Prendi dhe ka vendosur t’i heqë statusin e magjistratit.
Gjyqtarja Flora Hajredinaj përballet me probleme të pasurisë në KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për mundësitë financiare të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj dhe vjehrrit të saj për një dhuratë prej 40 mijë eurosh, ndërkohë që në seancë u debatua edhe mbi dy qëndrime të ndryshme të DSIK.