Komisioneri Publik, Darjel Sina tha në konkluzionet përfundimtare se i qëndronte parashtrimeve të mëparshme për ndryshimin e vendimit të Komisionit për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha.
Tag: Kolegji i Posaçëm i Apelimit
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Gurali Brahimllari
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur unanimisht të largojë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Gurali Brahimllari.
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Genti Shala
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi se pas rihetimit nuk u gjetën prova që të cënonin vendimin e Komisionit të Pavarur për gjyqtarin e Apelit të Tiranës Genti Shala dhe me shumicë votash la në fuqi vendimin e konfirmimit.
KPA prish vendimin për ndërprerjen e vetingut për Shkëlqim Mirin
Kolegji pranoi ankimin e Komisionerit Publik, Darjel Sina për ish-gjyqtarin e dënuar për korrupsion, Shkëlqim Miri. Ankimi ka për qëllim unifikimin e praktikës ligjore për gjyqtarët e dënuar për korrupsion.
Komisioneri Publik tërhiqet nga ankimi për gjyqtarin Genti Shala
Komisioneri Publik, Darjel Sina tha se një denoncim i ri rezultoi i pabazuar, ndërsa përdorimi i një mjeti në vitin 2015 nga gjyqtari i Apelit të Tiranës nuk ndikonte në analizën financiare. Shala kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së.
Komisioneri Publik ndryshon kërkesën për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha
Komisioneri Publik, Darjel Sina vlerësoi se KPK duhet të urdhërohet ta klasifikojë të papërfunduar procesin e rivlerësimit për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i dënuar për veprën penale të korrupsionit.




