Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti | Foto: V. Karaj
KPA Lajme Veting

KPA largon përfundimisht nga detyra gjyqtaren Fjoralba Prifti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të martës më 21 shkurt 2023 lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti, duke e larguar atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me […]

Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) dhe përfaqësuesi i saj ligjor, Julian Mërtiri pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

KPA lë në detyrë prokuroren Enkeleda Osmani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 16 shkurt 2023 vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurores së Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo), duke i rrëzuar si të pabazuara dhe jashtë objektit të shqyrtimit të çështjes thuajse të gjitha shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili […]

Gjyqtari Kastriot Gramshi pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në çështjen e Kastriot Gramshit

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi të martën më 14 shkurt 2023 shkaqeve të ankimit kundër konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Tiranës, Kastriot Gramshi dhe kërkoi shkarkimin e tij për balanca negative në krijimin e pasurive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, përpara fillimit të detyrës. Gramshi i kundërshtoi si të pabazuara konkluzionet e […]

Gjyqtarja Anita Mici pas seancës dëgjimore në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

Komisioneri publik i qëndron kërkesës për shkarkimin e Anita Micit

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi të hënën më 13 shkurt shkaqeve të ankimit dhe prashtrimeve në çështjen për gjyqtaren Anita Mici, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të Komisionit për konfirmimin dhe shkarkimin nga detyra të këtij subjekti për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, mungesë të burimeve të ligjshme financiare për krijimin e tyre dhe […]

Gjyqtari Kastriot Gramshi pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Veting

KPA dëgjon parashtrimet në çështjen e Kastriot Gramshit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, u njoh të martën më 7 shkurt 2023 me parashtrimet në çështjen lidhur me ankimin ndaj konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Kastriot Gramshi. Gramshi u konfirmua në detyrë më 25 mars 2022, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM e vlerësoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit […]