Gjyqtari Gerd Hoxha në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

Pasuri e njëjtë, interpretime të ndryshme: KPA ngel Elbana Llurin dhe kalon Gerd Hoxhën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli brenda një ore të mërkurën dy vendime të kundërta për ish-bashkëshortët magjistratë, Elbana Lluri dhe Gerd Hoxha. Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri u shkarkua nga detyra për kriterin e pasurisë, ndërsa ish-bashkëshorti i saj, Gerd Hoxha u konfirmua në detyrë falë një interpretimi të ndryshëm të Kolegjit […]

Gjyqtarja Etleva Deda në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

KPA dëgjon kërkimet përfundimtare në çështjen e Etleva Dedës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 5 korrik me parashtrimet dhe konkluzionet në çështjen e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Etleva Deda dhe pas administrimit të katër dokumenteve të dorëzuara nga kjo e fundit, mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për vendim. Gjyqtarja Etleva […]

Prokurori i Tiranës, Gjon Kodra pas seancës në KPK.
KPA Lajme Veting

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e Gjon Kodrës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën me parashtrimet në çështjen lidhur me ankimin e Komisionerit Publik kundër konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Gjon Kodra. Komisioneri Florian Ballhysa pretendoi se prokurori Kodra ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasurinë, se nuk ka treguar kujdesin e duhur për […]

Godina e SPAK, Tiranë. Foto: SPAK.
Artikull kryesor ! Lajme

Gjykata pranon kërkesën e SPAK për gjykimin e Ardian Hajdarit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 4 korrik pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK  për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, i akuzuar për veprat penale të “fshehjes së të […]

Prokurorja Natasha Prifti pas seancës në KPK.
Artikull kryesor Lajme Lajme

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Natasha Prifti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi). Kryesuesja e trupit gjykues te KPA, Rezarta Schuetz sqaroi se, ndryshe nga sa ka vkerësuar Komisioni u Pavarur i Kualifikimit, KPK, prokurorja Prifti nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë. Natasha Prifti […]

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha e shoqeruar nga policia në KPA.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtares Enkeleida Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 30 qershor vendimin për mospranimin e ankimit të ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha kundër masës disiplinore të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, për shkarkimin e saj nga detyra. Në njoftimin e KPA-së thuhet se trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, dhe anëtarë […]