Prokurori Hysni Mulaj në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KP Lajme Veting

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokurorin Hysni Mulaj

Komisioneri Publik njoftoi të premten se kishte ushtruar ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë prokurorin Hysni Mulaj. Komisionerja Irena Nino, e cila ka përpiluar ankimin, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë Mulajn pasi sipas saj ai nuk ka arritur nivel të besueshëm në kriterin […]

Prokurori Florian Bonjaku në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme Veting

Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e prokurorit Florian Bonjaku

Komisioneri Publik  njoftoi të mërkurën se kishte dorëzuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ankimin ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krujës Florian Bonjaku. Në njoftim Komisioneri Publik thotë se vendimi i KPK i marrë me shumicë, ishte i cënueshëm në tërësinë e tij dhe kërkon […]

Prokurori Erjon Shehaj (djathtas) duke dalë nga KPK | Foto : Edmond Hoxhaj
KP Lajme Veting

Prokurori Erjon Shehaj do të përballet me Kolegjin për problemet profesionale

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa njoftoi të premten ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, duke kërkuar shkarkimin e këtij të fundit për problemet e kriterit profesional. Shehaj u konfirmua në detyrë më 1 prill 2022, pasi trupa e Komisionit të […]

Gjyqtarja Irena Gjoka dhe avokatja Romina Zano, pas seancës në KPA. Foto:Vladimir Karaj/BIRN
KPA Veting

KPA shtyn seancën për gjyqtaren Irena Gjoka pas ndërrimit të Komisionerit Publik

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi të enjten kërkesën e Komisionerit Publik Florian Ballhysa për të shtyrë seancën ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka. Ballhysa tha në fillim të seancës se kishte nevojë të njihej me dosjen që ishte ankimuar nga ish-kolegu i tij Dariel Sina, i cili prej të mërkurës është anëtar […]

Përfaqësuesit e institucioneve të vetingut në Komisionin e Ligjeve. Foto: Blerina Gjoka.
Lajme

Ligjet miratojnë rritje pagash për administratën e organeve të vetingut

Komisioni i Ligjeve miratoi të premten kërkesat e Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë për ndryshime në strukturën organizative, organikën dhe klasifikimin e pagave të  personelit për këto organe për vitin 2022. Deputetët pranuan dhe një kërkesë të organeve të vetingut për një shtesë page për personelin administrativ, […]

Senca parlamentare e votimit të organeve të vetingu | LSA
Artikull kryesor ! Lajme Veting

Kuvendi miraton zgjatjen e afateve të organeve të vetingut

Kuvendi arriti shumicën e cilësuar të votave të enjten për të miratuar ndryshimin e Kushtetutës që parashikon zgjatjen me 36 muaj të afatit për funksionimin e organeve të vetingut, të Komisionit të Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë. Nisma mori 118 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim. Deputetët e Partisë Demokratike votuan pro pas […]