Prokurori i Prokurorisë së Tiranës u shkarkua sipas KPK-së me arsyetimin se nuk kishte pasur burime të ligjshme për të justifikuar ndërtimin e një shtëpie në Borsh dhe disa shpenzime të tjera.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Prokurori Agim Dilka kërkoi dorëheqjen pasi KPK nisi procesin e vetingut
Dilka nuk ka preferuar të paraqitet në seancë dëgjimore dhe ka kërkuar ndërprerjen e procedurës së rivlerësimit të tij.
Prokurori i Pogradecit, Erion Pustina u dorëhoq pas nisjes së vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualfikimit i ka dhënë fund procesit të vetingut të prokurorit të Pogradecit, Erion Pustina pas dorëheqjes së subjektit.
Gjyqtarja Marsela Balili u shkarkua për mungesë burimesh në vlera të mëdha
Sipas vendimit të arsyetuar, gjyqtarja Marsela Balili dhe bashkëshorti i saj nuk kanë pasur mundësi finanicare për blerjen e një apartamenti duplex, makinave, motorëve dhe për shpenzime të tjera- të deklaruara si të shlyera pjesërisht gjatë kohës kur kanë qenë të pezulluar për korrupsion nga KLD.
Kandidatja për magjistrate, Elona Kana u dorëhoq pas përballjes me KPK
Ish-këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana kërkoi gjatë një seance dëgjimore përjashtimin e relatores Xhensila Pine me argumentin se “ishte e propozuar nga PD dhe ishte e njëanshme, për shkak të qëndrimit të bashkëshortit të saj, Denar Biba në zgjedhjet e 30 qershorit.”
Gjyqtarja e Sarandës, Nevrie Duka shkarkohet për “gropat” e pasurisë
Gjyqtarja Nevrie Duka u përball me një raport negativ në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe dyshime për konflikt interesi, ndërsa vëzhguesi ndërkombëtar e këshilloi që “të mos gërmonte më shumë, pasi ndodhej në gropë”.