Pretendimet e kryetarit të Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu për pasurinë e tij nuk e bindin KPK-në – as në seancën e dytë dëgjimore.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Prokurori dha dorëheqjen ditën që i dorëzuan rezultatet e hetimit
Vendimi i zbardhur i KPK-së tregon se prokurori i Krimeve të Rënda Njazi Seferi dha dorëheqjen në të njëjtën ditë kur iu kalua edhe barra e provës në të tre kriteret.
Gjyqtari Arjan Balliu përballet në KPK me akuza për deklarim të rremë e konflikt interesi
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu u përball në seancë dëgjimore me një raport negativ financiar, dyshimet për konflikti interesi, fshehje pasurie e deklarim të rremë. Balliu kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi rivlerësim në të 3 kriteret.
KPK shkarkon gjyqtaren Hajrie Muçmata
Gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit vetëm në kriterin e pasurisë.
Dorëheqja e Joana Qeleshit, pas barrës së provës për pasurinë dhe figurën
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregon se kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi dha dorëheqjen 10 ditë pasi i kaloi barra e provës për pasurinë dhe pastërtinë e figurës –duke ndërprerë procesin e vetingut.
Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Daniela Shirka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Daniela Shirka.