Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Hajrie Muçmata përballë KPK-së. Foto: E.Hoxhaj
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon gjyqtaren Hajrie Muçmata

Gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata  u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit vetëm në kriterin e pasurisë.

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Hajrie Muçmata përballë KPK-së. Foto: E.Hoxhaj

Gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata  u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të hënën, pas rivlerësimit vetëm në kriterin e Pasurisë. Muçmata vetë nuk ishte e pranishme në sallë gjatë dhënies së vendimit, por u përfaqësua nga avokatja e saj.

Gjatë seancës dëgjimore, trupa gjykuese e kryesuar nga Firdes Shuli, Alma Faskaj relatore dhe Pamela Qirko anëtare, pati vënë në dukje një sërë problemesh në pasuritë e gjyqtares, përfshi burimin  të ligjshme të disa huave dhe me deklarata kontradiktore të bëra për procesin e vetingut.

KPK vuri në dukje se nga analiza financiare rezultonte se gjyqtarja kishte mungesë burimesh të ligjshme në disa vite dhe në total 4.7 milion lekë.

Muçmata, e cila kërkoi të rivlerësohej në të tre kriteret pati gjatë seancës dëgjimore një diskutim me vëzhguesin ndërkombëtar, Theo Jacobs i cili i cilësoi të pakuptueshme disa deklarime të gjyqtares që kishte kundërshtuar veten me qëndrimet mbi një marrëdhënie huaje dhe qëllimin e një kredie.

Karriera e Hajrie Muçmatajt në sistemin e drejtësisë ka filluar në vitin 1999, si gjyqtare në Gjykatën e Kukësit. Në vitin 2009, ajo u emërua inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërsa në vitin 2016, Znj. Muçmata u dekretua anëtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës nga Presidenti i Republikës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *