Gjyqtari Fatos Qato dhe avokati i tij, Julian Mërtiri para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
KPA Lajme Vendi

Kolegji lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Fatos Qato

Kolegji i Posaçëm të Apelimit vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë Fatos Qato.

Gjyqtari Fatos Qato dhe avokati i tij, Julian Mërtiri para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kolegji i Posaçëm të Apelimit vendosi të premten të lërë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë Fatos Qato.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj  relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli  se kishte rrëzuar ankimin e Qatos ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të dhjetorit 2018.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Qato”, thuhet në njoftimin e KPA.

Qato u shkarkua nga KPK pasi “Nuk arriti një nivel të besueshëm lidhur me kriterin e pasurisë”. Sipas Komisionit ish-gjyqtari nuk ia doli të justifikonte shpenzime në vlerë 5.4 milion lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *