Gjyqtarja Iliba Bezati pas seancës në KPA. Foto| BIRN
KPA Lajme Veting

KPA çel hetimin administrativ për gjyqtaren Iliba Bezati

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të mërkurën qëndrimet e palëve në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit Iliba Bezati. Bezati që është konfirmuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ankimua në Kolegj në vitin 2021 nga Komisioneri Publik. Gjatë seancës në fjalën e tij Komisioneri Florian Ballhysa u qëndroi parashtrimeve të bëra në ankim, […]

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryetari i nënkomisionit të dizinformimit, Erjon Braçe | Foto: LSA
Blog

Fantazma e dizinformimit nuk mund të shmangë problemet reale të medias dhe informimit

Deputetët socialistë të Kuvendit të Shqipërisë themeluan pa pjesëmarrjen e opozitës një komision që i ka vënë vetes një detyrë të madhe, të luftojë, duke u konsultuar me SHBA, NATO, BE, mediat, organizatat e të drejtave, etj. etj., “dezinformimin [SIC] dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”. Le t’i […]

Gjyqtarja Vjollca Spahiu pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme

Gjyqtarja Vjollca Spahiu përballet me pyetje mbi pasurinë

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Vjollca Spahiu u përball të martën me një seancë të gjatë pyetjesh nga vëzhguesi ndërkombëtar, Stiven Kesler dhe anëtarë të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryesisht mbi transaksionet për dy pasuri të paluajtshme dhe një makinë. Spahiu siç rezultoi në seancë kishte kryer disa transaksione që KPK i […]

Skeda e pasurisë së deklaruar –Vjollca Spahiu – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Vjollca Spahiu – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Vjollca Hoxha e Gjykatës së Tiranës po përballet të martën më 25 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Lulzim Hamitaj. Vjollca Spahiu e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar […]

Ndihmësja ligjore, Majlida Miska pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Ndihmësja ligjore, Majlida Miska konfirmohet në detyrë

Ndimësja ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Majlida Miska u konfirmua në detyrë të hënën më 24 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas një seance dëgjimore të shkurtër, kur nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar, atij të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Procesi i vetingut për […]

Skeda e pasurisë së deklaruar –Saimir Nazifi – Gjykata e Lartë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Saimir Nazifi – Gjykata e Lartë

Ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi do të përballet të hënën më 24 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli. Saimir Nazifi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe deri […]