foto ilustruese
Investigime Në Fokus

Parajsat fiskale dhe pasuritë e fshehura të udhëheqësve dhe miliarderëve ekspozohen në rrjedhjen e paprecedentë

Miliona dokumente të rrjedhura, dhe partneriteti më i madh mes gazetarëve në histori ka zbuluar sekretet financiare të 35 udhëheqësve aktualë dhe të shkuar në botë, të më shumë se 330 zyrtarëve publikë në më shumë se 90 vende dhe territore si dhe të njerëzve në kërkim ndërkombëtar, mashtruesve dhe vrasësve. Dokumentet sekrete ekspozojnë marrëveshjet […]

Foto ilustruese
Investigime Në Fokus

Bilanci i OFL i heq lustrën luftës së qeverisë kundër krimit të organizuar

Me regji të gatshme nga filmat policeskë, resorti me mermer të bardhë u rrethua nga policë me kapuçë të zinj, ndërsa një zëdhënëse policie e shpalli atë pronën e parë të sekuestruar përmes një ligji special të qeverisë, që synonte goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Kompleksi luksoz i reklamuar për dasma fitoi reputacion […]

Gjyqtarë të rinj gjatë një ceremonie të organizuar me rastin e 25 vjetorin e Shkolles së Magjistraturës. | Foto: LSA
Investigime Korrupsioni Në Fokus

Kriza e magjistratëve rrezikon rimëkëmbjen e drejtësisë në Shqipëri

Gjatë pesë viteve të shpenzuara në një konflikt gjyqësor, Hakil Troci nuk ka mundur të shkelë më shumë se njëherë brenda sallës së gjyqit. Në mesin e korrikut, i moshuari me origjinë nga Dibra, banor prej fillimit të viteve ’90 në kryeqytet, po konsumonte një tjetër akt zvarritjeje në Gjykatën Civile të Tiranës. Troci i […]

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe ai i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi gjatë prezantimit të Kodit. Foto: LSA.
Artikull kryesor ! Artikull kryesor Investigime Investigime Në Fokus

Hije nepotizmi dhe konflikti interesi në ‘qeverinë e re’ të drejtësisë

Tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë akuzohen për ‘konflikt të rëndë interesi’ në vendimmarrjen e tyre për promovimin e prokurores Elisabeta Imeraj në mars të këtij viti, pasi kishin punësuar më parë familjarët e tyre në administratën e Prokurorisë së Tiranës. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në kohën e votimit […]

Mbetjet urbane në Stacionin
Artikull kryesor ! Artikull kryesor Investigime Investigime Korrupsioni Mjedisi Në Fokus

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, pasi Landfilli i Sharrës raportohet se refuzoi të merrte për disa ditë mbetjet e qytetit bregdetar.  Kjo situatë e përsëritur, e cila vjen në kohën kur Durrësi sapo hyri në sezon turistik pas dy vitesh të vështira të shënuara nga […]

Ilustrim nga Jurgena Tahiri
Artikull kryesor Investigime Investigime Në Fokus

Brenda kartelit të parë shqiptar të trafikimit ndërkombëtar të kokainës

Në orët e para të mëngjesit të 15 shtatorit, qindra oficerë policie – përfshirë skuadra të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, me asistencën e Europol dhe Eurojust, zhvilluan bastisje të koordinuara në 10 vende të ndryshme në Europë dhe në Lindjen e Mesme, duke arrestuar 20 të dyshuar, pjesë e një rrjeti kriminal shqiptar të […]