Seanca ndaj ish-prokurorit Besnik Cengu në KPA
KPA Lajme Veting

“O jetën, o punën”, KPA shqyrton pensionin e parakohshëm të ish-prokurorit të Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i udhëhequr nga gjyqtarja Albana Shtylla, mbajti të hënën në mëngjes seancën dëgjimore publike me ish-prokurorin e Tiranës, Besni Cengu. Procesi i vetingut kundër Cengut u ndërpre pa vendimin në mars 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas daljes në pension të parakohshëm të subjektit të rivlerësimit dhe […]

Prokurori Bledar Bejko pas seancës në KPA. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme Veting

KPA hap shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Bledar Bejko

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 16 maj hapjen e shqyrtimit gjyqësor lidhur me ankimin e Komisioneres Publike, Irena Nino ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko. Po ashtu, Kolegji vendosi të pranojë kërkesën tjetër të subjektit të rivlerësimit për të administruar të gjitha […]

Trupa gjyqësore e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një seance. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KP Lajme

Komisionerja ankimon mbylljen pa sanksion të vetingut për ish-këshilltarin ligjor

Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të premten më 12 maj ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për deklarimin e përfundimit të procesit të vetingut ndaj ish-këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë, Periand Teta, pa një vendim përfundimtar. Teta ka ushtruar funksionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, prej shkurtit 2014 […]

Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ
Lajme

KLGJ pezullon procedimin disiplinor për dy gjyqtarë të shkarkuar

Këshilli i Lartë Gjqësor, KLGJ vendosi të enjten më 11 maj të rrëzojë kërkesën e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për vijimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve të Elbasanit, Bujar Musta dhe Ramazan Avdiu, të dy të shkarkuar nga Komisionit i Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim u vendos pezullimi i procesit disiplinor […]

Gjyqtari prane Gjykates Administrative te Apelit Tirane, Bari Shyti, | Foto : LSA
Analiza KPK Vendi

Bari Shyti, argumentet sterile me stoqe kromi nuk e bindën KPK

Me datë 25 mars, Komisioni i Pavarur i Kualfikimit shpalli vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti. Vendimarrja për subjektin është marrë duke vlerësuar vetëm kriterin e pasurisë, megjithesë hetimi është kryer dhe për profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës. Trupi gjykuese i KPK-së, i përbërë nga kryesuesja Genta […]