Prokurori Xhelian Seferi në KPK
KPK Lajme Veting

Prokurori Xhelian Seferi konfirmohet në detyrë

Prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi u përball të premten më 14 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur pasi dha shpjegime për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe për profesionalizmin, u konfirmua në detyrë. Një raport negativ i Autoritetit Kombëtar për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, u gjet i pabazuar nga KPK. Procesi […]

Aleks Nikolli pas seancës dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

Fshehu pasurinë, KPA lë në fuqi shkarkimin e Aleks Nikollit

Përjashtimi i Aleks Nikollit nga sistemi i drejtësisë mori formë të prerë të premten pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që la në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të marrë thuajse 3 vjet më parë. Nikolli, ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit Shkodër, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit […]

Prokurori Ndriçm Troplini në KPK
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ndriçim Troplini

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 12 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ndriçim Troplini. Vendimi u mor unanimisht nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin. Gjatë seancës dëgjimore më 6 korrik, Komisioni ngriti dyshime se dy […]

Prokurorja Alma Felaj në KPK | Foto: LSA
KPK Lajme Veting

Prokurorja Alma Felaj drejt konfirmimit në detyrë

Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Felaj u përball të mërkurën në mëngjes me gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së, si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjithashtu si procesi i vetingut. Trupa e KPK-së udhëhiqej nga komisionerja Alma Faskaj, me relator Olsi Komici dhe anëtar Etleda […]

Prokurori Ylli Bashaj, pas seancës në KPK. Foto:Malton Dibra/LSA
KP Lajme Veting

ONM rekomandon ankimimin e konfirmimit të prokurorit Ylli Bashaj

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM i rekomandoi të premten më 30 qershor institucionit të Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Ylli Bashaj, duke e cilësuar të pasaktë dhe në vlerësim të gabuar të provave. “Një hetim dhe analizë e duhur […]

Trupa e KPK gjatë njoftimit të vendimit për gjyqtarin Petraq Çuri. Foto:Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

KPK: Gjyqtari Petraq Çuri cënoi besimin e publikut tek drejtësia

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 12 maj 2023 të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Durrësit, Petraq Çuri, pasi konkludoi se ai kishte kryer deklaruar deklarim të paplotë e të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia me qëndrimin e tij gjatë hetimit administrativ. Qëndrimi […]