Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e përmbysi vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Daniela Sulaj. Megjithatë, trupi gjykues i Kolegjit u nda në vlerësimin e çështjes, ku shumica e përbërë nga relatorja Albana Shtylla dhe anëtarët Sokol Çomo, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz i […]
Tag: Natasha Mulaj
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Klorinda Çela
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 30 janar lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra gjyqtares së Tiranës, Klorinda Çela. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtare Albana […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ervin Karanxha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 16 janar lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisonit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe […]
Gjyqtari Arben Dosti jep shpjegime për çështjet e denoncuara nga publiku
Ankimet e ushtruara në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA nga ana e Komisionerëve Publikë, prej së martës më 14 janar do të ndiqen nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Në fillim të seancës publike për çështjen e gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti, kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj deklaroi se ishte vendosur […]
Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut. […]
KPA hap shqyrtimin për gjyqtarin Arben Dosti
Gjyqtari i Gjirokastrës, Arben Dosti, paraqiti të enjten më 19 dhjetor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, shpjegimet e tij për disa denoncime. Ai parashtroi rrethanat e çështjeve të denoncuara, vendimmarrjet e tij dhe të shkallëve më të larta të gjyqësorit. Ndërsa Komisioneri Publik, florian Ballhysa tha se u qëndronte shkaqeve për denoncimet e […]






