Ndihmësja ligjore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ariana Gaçi, u përball të martën më 4 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Pasi dha shpjegime për disa gjetje ajo kërkoi […]
Tag: Ndihmës ligjorë
KPK konfirmon në detyrë këshilltaret ligjore
Këshilltarja ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Aida Mërtiri dhe ndihmësja ligjore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Enida Lamçe u konfirmuan në detyrë të premten më 11 maj, pasi në seancat dëgjimore të zhvilluara në të njëjtën ditë për secilën, nuk u konstatuan probleme në asnjë prej tre kritereve të rivlerësimit, atë […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Kaliona Nushi – Gjykata Kushtetuese
Ndihmësja ligjore e Gjykatës Kushtetuese, Kaliona Nushi u përball të enjten më 16 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Roland Ilia. Kaliona Nushi është diplomuar për Shkenca Juridike në Bukuresht të Rumanisë në vitin 2000 si […]
Ndihmësi ligjor, Ervin Aliu konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 22 maj vendimin për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor të Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar […]
“Më pa Zoti dhe Kuvendi”: Kreu i KLP bën ironi dhe aludime gjatë përballjes në Kolegj
Përballja e kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla me Komisionerin Publik, Florian Ballhysa u shoqërua të hënën me ironi, aludime dhe episode në adresë të Ballhysës dhe vëzhguesit ndërkombëtar. Ballhysa kërkon në Kolegj ndryshimin e vendimit për Ballën dhe vendosjen e sanksionit që i ndalon kreut aktual të KLP-së që të mbajë […]
KPA nuk pranon kërkesën e ndihmësit ligjor, Artor Ylli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten më 19 pril vendimin për mospranimin e kërkesës së ndihmësit ligjor, Artor Ylli për rishikimin e vendimit të marrë po nga ky Kolegj në vitin 2019, për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi […]






