Gjyqtarja Mirela Mishgjoni pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme Veting

Konfirmimi i gjyqtares Mirela Mishgjoni ankimohet në KPA

Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të mërkurën më 10 korrik ushtrimin e ankimit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni. Komisionerja Irena Nino, bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, çmon se vendimi i Komisionit nuk është në pajtueshmëri të plotë […]

Gjyqtari Laurent Fuçia në KPA
KPA Lajme Veting

KPA njihet me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit Laurent Fuçia

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 9 korrik me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin e Fuçisë për probleme në kriterin profesional, ndërsa subjekti i kundërshtoi duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit të tij. Laurent Fuçia u […]

Seanca ndaj ish-prokurorit Besnik Cengu në KPA
Analiza KPA Veting

KPA e shkarkoi prokurorin Naim Tota për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Prokurori i Tiranës, Naim Tota u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK me shumicë votash më 10 mars 2023, pasi shpjegimet e tij për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin, u konsideruan bindëse nga shumica e përbërë nga komisioneret Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko. Anëtari në pakicë, […]

Prokurori Erjon Shqarri pas shpalljes së vendimit. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

Diskriminimi gjinor, ONM rekomandon pezullimin dhe riedukimin e prokurorit Erjon Shqarri

Vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i kërkuan Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Erjon Shqarri. Rekomandimi që u publikua të mërkurën nga Komisioneri Publik, është fokusuar te problemet e gjetura në hetimin e një rasti përndjekjeje në vitin 2016. Rasti kishte të bënte […]

Prokurori Valentin Preçi pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme Veting

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Valentin Preçi

Komisioneri Publik Florian Ballhysa ankimoi të premten vendimin e Komsionit të Pavarur të Kualifikimit, për të konfirmuar në detyrë prokurorin Valentin Preçi. Komisioneri i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të ndryshojë vendimin e KPK-së dhe të vendosë për shkarkimin e Preçit, që sipas ankimit është gjetur me probleme në të tre kriteret e […]

Pranvera Stafa Selita
Analiza

KPK e shkarkoi prokuroren Pranvera Stafa Selita për cenim të besimit

Prokurorja e Elbasanit, Pranvera Stafa Selita u shkarkua nga detyra më 8 mars 2024, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se në vlerësimin tërësor, duke konsideruar së bashku problemet e pasurisë dhe mangësitë profesionale e denoncimet nga publiku, ka cenuar me sjelljen e saj besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Ndërkohë, ajo […]