Prokurori Naim Tota dhe avokati i tij, Julian Mërtiri në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurorit Naim Tota

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 30 nëntor me parashtrimet në çështjen për prokurorin e Tiranës, Naim Tota dhe pasi pranoi tre akte të dorëzuara nga ky i fundit, mbylli hetimin gjyqësor dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare pas një jave. Komisionerja Publike, Irena Nino parashtroi shkaqet e ankimit […]

Prokurorja Suela Salavaçi pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

Komisionerja Publike ankimon në Kolegj prokuroren Suela Salavaçi

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të mërkurën më 22 nëntor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi duke vlerësuar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm për t’u konfirmuar në detyrë. Ankimi bazohet në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që çmoi se […]

Prokurorja Suela Salavaçi pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

ONM rekomandon apelim të vendimit për prokuroren Suela Salavaçi

Vëzhguesit ndërkombëtarë i kërkuan Komisionerit Publik të mërkurën që të ankimonte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi. Në rekomandimin e njoftuar nga Komisioneri Publik, vëzhguesit vënë në dukje se analiza e financave të Salavaçit nuk ishte e plotë dhe se ajo rezultonte me bilance […]

Prokurori i Tiranës Saimir Hysa pas vendimit të konfirmimit nga KPK. Foto:BIRN
KP Lajme Veting

Konfirmimi i prokurorit Saimir Hysa ankimohet në Kolegj

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 31 tetor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa. Ankimi u krye edhe bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që sygjeroi që një pjesë e gjetjeve në kriterin profesional dhe për pasurinë, të verifikohen nga […]

Gjyqtari Arbër Çela pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit Arbër Çela

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 26 tetor me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit të Shkodrës Arbër Çela, për të cilin Komisionerja Publike, Irena Nino i qëndroi kërkimit për shkarkimin për deklarim të pamjaftueshëm dhe mungesë të burimeve, që u kundërshtua si i pabazuar nga subjekti që pretendoi se […]

Prokurori i Tiranës Saimir Hysa pas vendimit të konfirmimit nga KPK. Foto:BIRN
KP Lajme

ONM rekomandon ankimin e konfirmimit të prokurorit Saimir Hysa

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM rekomandoi të mërkurën më 18 tetor institucionin e Komisionerëve Publikë që të ushtrojnë ankim në Kolegj ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa. Gjatë seancës dëgjimore më 7 gusht, Hysa u përball dhe dha shpjgime për gjetjet e […]