Guvernatori i Bankës se Shqiperisë, Gent Sejko duke folur gjatë një konference për shtyp. | Foto: LSA
Artikull kryesor ! Investigime

Zvarritje dhe zhvatje: Si u zgjerua skandali i mikrokredive pas kallëzimeve në Prokurori

Një ditë para vdekjes së tij tragjike, Pal Trashaj besonte ende te drejtësia. Pas denoncimeve të shpeshta publike dhe zyrtare për një skemë mashtrimi me mikrokreditë, 63- vjeçari nga Lezha kapërceu më 2 korrik portën e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë në kërkim të një takimi me një oficer të Byrosë Kombëtare të Hetimit.  Ai […]

HEC ne Valbone | Foto nga Bashkim Shala
Artikull kryesor ! Investigime

HEC-et në Valbonë: Qeveria bën një sy qorr ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë

Prurjet dimërore të përroit të Çeremit në fillim të dhjetorit ishin të vrullshme. Përmes një tuneli të gërmuar në shkëmb dhe nëpërmjet tubave, uji rrjedh nga mali dhe futet në turbinat e hidrocentralit pranë fshatit Dragobi, ndërsa zhurma e agregateve oshëtin në luginën e Valbonës. Uji që rrjedh nga turbinat del i turbullt, përpara se […]

Foto nga picsea
Investigime Në Fokus

Lindja e foshnjave është shpesh traumatike në Ballkan, por pak gra kërkojnë drejtësi

Më 20 nëntor të vitit të kaluar, një ditë para datës së pritshme për lindjen e foshnjës së saj, Dajana Petriç u shtrua në maternitetin e spitalit në Doboj, një qytezë veriore në Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjithçka po shkon mirë, mendoi ajo, derisa filluan kontraktimet. Me shtimin e dhimbjeve, Petriç, 25 vjeç, thirri infermieren. Ajo […]

Foto nga michel struharova
Artikull kryesor Investigime Investigime Në Fokus

Shkelja e ligjit për rojet në plazhe kushton jetë njerëzore dhe gjoba për institucionet

Në një mesditë me diell përvëlues në 12 korrik 2020, Robert Neçaj dëgjoi ulërima, ndërsa qëndronte në një kullë vrojtimi në plazhin piktoresk të Ranës së Hedhun në Shëngjin. Britmat vinin nga deti dhe vrojtuesi i plazhit –i cili është sot zv.president i Shoqatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” – e kuptoi […]

Ilustrim nga Jurgena Tahiri
Artikull kryesor Investigime Investigime Korrupsioni Në Fokus

Lufta për ‘Duty Free’ u kthye në test lakmues për klimën e investimeve të huaja

Edhe pse nuk ka një kontratë qiraje që nga gushti i vitit 2019, kompania “Albania Duty Free Distribution”, ADFD – në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni vazhdon të ushtrojë aktivitetin si magazinë doganore në Rinas; megjithë kundërshtimin e koncesionarit të aeroportit dhe Ministrisë së Financave. ADFD, e cila prej […]

Ilustrim nga Jurgena Tahiri
Energjia Investigime Korrupsioni Në Fokus

‘Peshqeshi i KÇK’ mbi Lungomare u ndërtua me firmën e Edi Ramës

Ndërsa qytetarët e Vlorës ishin të mbyllur në shtëpi për shkak të kufizimit të qarkullimit, një ekskavator u shfaq në Lungomare dhe pasi shkuli një palmë, hapi një gropë të re ndërtimi mbi asfalt në mbrëmjet mes 20 dhe 25 prillit. Arnimi i Lungomares për llogari të një karburanti u prit me zemërim nga qytetarët […]