Foto ilustruese
Investigime Në Fokus

Bilanci i OFL i heq lustrën luftës së qeverisë kundër krimit të organizuar

Me regji të gatshme nga filmat policeskë, resorti me mermer të bardhë u rrethua nga policë me kapuçë të zinj, ndërsa një zëdhënëse policie e shpalli atë pronën e parë të sekuestruar përmes një ligji special të qeverisë, që synonte goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Kompleksi luksoz i reklamuar për dasma fitoi reputacion […]

Ilustrim nga Jurgena Tahiri
Artikull kryesor Investigime Energjia Investigime Korrupsioni Mjedisi Në Fokus

Pa garë dhe pa zgjidhje: Tarifa e inceneratorit të Sharrës rrezikon ta ‘falimentojë’ Durrësin

Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Durrësi ishte ende një qytet ‘fantazmë’, kryeministri Edi Rama firmosi në emër të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile një vendim për menaxhimin e mbetjeve të krijuara nga tërmeti. Vendimi i kryeministrit i hapi rrugën një tenderi pa garë me vlerë 1.9 miliardë lekë [15 milionë […]

Hotel Mira Mare i shembur nga tërmeti
Artikull kryesor Investigime Investigime Korrupsioni Në Fokus

Betoni i dobët dyshohet si shkak për disa nga viktimat e tërmetit

Tetë nga nëntë anëtarët e familjes Lala humbën jetën më 26 nëntor, pasi lëkundjet e tërmetit shkatërrimtar e kthyen ndërtesën 4-katëshe ku ata banonin, brenda pak sekondash, në një pirg rrënojash betoni dhe hekuri në zonën e ish-kënetës në Durrës. Dy muaj më vonë, prokurorët po analizojnë me kujdes të dhënat e përftuara nga analizat […]

Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Mimoza Tasi, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Artikull kryesor Investigime Investigime Në Fokus

ONM peshon akuzat për ‘konflikt interesi’ ndaj kryetares së KPA, Natasha Mulaj

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit – struktura e ngritur nga Bashkimi Europian dhe SHBA për të mbikëqyrur procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, po vlerëson një ankesë ndaj kreut të Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj, e cila akuzohet për konflikti interesi pas përfshirjes së familjarëve të saj në një çështje gjyqësore me një subjekt rivlerësimi. […]

Biznesmi Sami Mane
Artikull kryesor Investigime Energjia Investigime Korrupsioni Në Fokus

Kompania e lidhur me “Balfin’ përfitoi 1.5 milionë euro për licensën e naftësjellësit të Bankers

Në nëntor 2012, Denis Alimehmeti, një 35-vjeçar që e kishte filluar karrierën një dekadë më parë si shitës në Qendrën Tregtare Univers në Tiranë, regjistroi një shoqëri aksionere të quajtur “Albanian Pipeline Services,” APS. Një vit më vonë, në tetor 2013- Alimehmeti përfitoi një transfertë prej 1.5 milionë euro nga kompania Bankers Petroleum në llogarinë […]