Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën më 15 janar të deklarojë fajtore ish-kryetaren e Bashkisë Patos, Rajonda Balilaj për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim me tre vartës të saj, të cilët edhe këta u deklaruan fajtorë […]
Tag: Prokur
Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut. […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Saemira Hila
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 12 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Lushnjës, Saemira Hila. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol […]
Në procesin ndaj Mediut, debatohet mbi akt-ekspertimin e amerikanëve për shkaqet e shpërthimit në Gërdec
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe dy përfaqësuesit e tij ligjorë, avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Visha, paraqitën gjatë seancës gjyqësore të mërkurën më 24 prill kundërshtimet e tyre lidhur me akt ekspertimet e paraqitura nga SPAK më parë lidhur me shkaqet e zjarrit që shkaktoi ngjarjen tragjike në vitin 2008 në Gërdec, ku humbën […]
Nëna e Monika Kryemadhit thotë se u pyet në SPAK për pronat
Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ishte të enjten më 11 prill në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe kur doli nga ambientet e këtij institucioni deklaroi për mediet se ishte pyetur për pronën e saj. E pyetur nga gazetarët për arsyen e thirrjes nga […]
Kolegji shkarkon prokurorin e Tiranës Naim Tota
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si ta pa bazuar në prova dhe ligj dhe shkarkoi prokurorin e Tiranës Naim Tota, pasi e gjeti atë me deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Tota u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK me […]






