Komisioni vendosi në unanimitet konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko.
Tag: prokuror
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit Edison Ademi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur në mënyrë unanime të rrëzojë ankimin e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademi.
KPA i kërkon Komisionerit Publik të qartësoje shkaqet e ankimit ndaj prokurorit Elvin Gokaj
Kolegji i kërkoi Komisionerit Publik, Dariel Sina të qartësojë shkaqet e ankimit të kryer kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin e prokurorit të Apelit Shkodër, Elvin Gokaj, duke përgatitur analizën financiare lidhur me balancat negative të pretenduara.
KPA largon nga sistemi i drejtësisë prokurorin Dritan Peka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit, Dritan Peka për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.
KPK konfirmoi Arben Qosjan, prokuror i Apelit të Tiranës
Prokurori i Apelit të Tiranës, Arben Qosja u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit në të tre kriteret.
Komisioneri Publik tërhiqet pjesërisht nga ankimi ndaj prokurorit Dritan Peka
Komisioneri Publik Darjel Sina u tërhoq nga shkaqet e ankimit për profesionalizmin dhe etikën të paraqitura prej tij kundër vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit Dritan Peka, por kërkoi shkarkimin e Pekës për kriterin e pasurisë.