Prokurori i Durrësit, Madrid Kullolli u shkarkua nga detyra më 16 prill, pasi trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që kreu procesin e tij të vetingut konkludoi me shumicë votash se ai gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë. Kullolli mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, si dhe u arrit […]
Tag: Prokurore
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dorjan Tafilaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 18 korrik lënien në fuqi shkarkimit nga detyra të prokurorit të Fierit, Dorjan Tafilaj. Vendimi në Kolegj u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtare Sokol Çomo, Albana Shtylla e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit […]
KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Elbasanit, Neritan Hoxha
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 18 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit te Elbasanit, Neritan Hoxha. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Roland Ilia. Gjatë seancës dëgjimore të marten, Hoxha dha shpjegime për problemet në […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Irena Çunoti – Prokuroria e Korçës
Prokurorja Irena Çunoti (Qeleshi) e Prokurorisë së Korçës u përball të mërkurën më 17 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja. Irena Çunoti e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1987 dhe punon […]
Prokurorja Irena Çunoti jep shpjegime për burimet e pasurisë
Prokurorja e Korçës, Irena Çunoti Qeleshi u përball të mërkurën më 17 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për bilancet negative të konstatuara në kriterin e pasurisë si dhe për gjetjet në aspektin profesional. Ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe në fund të parashtrimeve […]
Prokurori Neritan Hoxha jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin
Prokurori i Elbasanit, Neritan Hoxha u përball të martën më 16 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati për pesë orë dha shpjegime për problemet në kriterin e pasurisë, që kishin të bënin me deklarime të pasakta e të rreme, dyshime për fshehje të transaksioneve të pasurive, si […]





