Prokurori Artur Ismajlukaj pas seancës së dytë dëgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK riheton udhëtimet e prokurorit Ismajlukaj me personat me precedentë

Prokurori i Elbasanit, Artur Ismajlukaj u përball të mërkurën më 5 korrik për herë të dytë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pas riçeljes së hetimit administrativ për të verifikuar raste të udhëtimeve dhe njohjeve me persona me precedentë penalë. Edhe në seancën e parë dëgjimore më 25 maj, ai u pyet dhe dha shpjegime […]

Prokurori Bledar Bejko pas seancës së konkluzioneve në Kolegj. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Bledar Bejko

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 26 qershor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko. Kryesuesja e trupës, Albana Shtylla lexoi në mënyrë të përmbledhur, konkluzionet e arritura nga shumica e Kolegjit që vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për Bejkon dhe […]

Prokurori Sokol Nishani pas seancës dëgjimore në KPK.
Analiza KPK

Argumentet e KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit Sokol Nishani

Prokurori i Durrësit, Sokol Nishani u konfirmua në detyrë më 19 prill 2023 bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, pasi KPK reduktoi bilancet negative bazuar në provat e administruara dhe shpjegimet e subjektit. Sipas vendimit të arsyetuar, KPK ndryshoi gjithashtu një qëndrim të mëparshëm mbi shitjen e automjeteve më shtrenjtë sesa ishin blerë, duke […]

Prokurori Armand Gurakuqi pas vendimit të shkarkimit.
Analiza KPK

KPK: Prokurori Armand Gurakuqi u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm

Prokurori i Tiranës, Armand Gurakuqi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 28 prill 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime të pamjaftueshme për pasurinë, si dhe se nuk ka pasur burime financiare të ligjshme për krijimin e tyre. Po ashtu, në vlerësimin e përgjithshëm u çmua se marrdhëniet juridiko-financiare […]

Prokurori Ylli Pjetërnikaj pas seancës dëgjimore me KPK-në. Foto: Vladimir Karaj.
KP Lajme

Komisioneri Publik ankimon në Kolegj konfirmimin e Ylli Pjetërnikajt

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të enjten më 22 qershor, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Lezhës, Ylli Pjetërnikaj. Ballhysa ngre disa shkaqe për pasurinë dhe profesionalizmin dhe kërkon shkarkimin e Pjetërnikës. Prokurori Ylli Pjetërnikaj u konfirmua me votat e […]

Prokurori Bledar Bejko pas seancës së konkluzioneve në Kolegj. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA dëgjon konkluzionet në çështjen për prokurorin Bledar Bejko

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 22 qershor me konkluzionet përfundimtare në çështjen për prokurorin e Durrësit, Bledar Bejko, kur Komisionerja Publike Irena Nino u qëndroi shkaqeve të ngritura për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit dhe kërkoi shkarkimin e tij, ndërsa subjekti e cilësoi ankimin të dorëzuar jashtë […]