Prokurori Ilir Hoxha pas vendimit të shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK

Prokurori Ilir Hoxha u shkarkua për cënim të besimit të publikut tek drejtësia

Prokurori i Durrësit, Ilir Hoxha u shkarkua më 22 janar, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se ai ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë, megjithëse problemet e konstatuara për secilin kriter rivlerësimi nuk përbënin më vete shkak për shkarkim nga detyra. Sipas KPK, pamundësia e burimeve financiare para […]

Prokurori Julian Çafka pas një seance në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA dërgon prokurorin Julian Çafka për riedukim në Shkollën e Magjistraturës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 5 prill vendimin për ndryshimin e vendimarrjes së Komisionit për prokurorin e Gjirokastrës, Julian Çafka dhe pas konstatimeve të probleme në kriterin profesional, e pezulloi atë për një vit nga detyra, duke e urdhëruar që të ndjekë trajnimin pranë Shkollës së Magjistraturës. Vendimarrja e Kolegji […]

Prokurori Platin Aliçka pas vendimit të KPK. Foto| BIRN
KPK Lajme Veting

Prokurori Platin Aliçka konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 3 prill vendimin për konfirmimin ne detyrë të prokurorit të Tiranës,  Platin Aliçka. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtar Roland Ilian. Gjatë seancës dëgjimore më 2 prill nuk u evidentuan […]

Prokurori Platin Aliçka pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurori Platin Aliçka përballet pa probleme me vetingun

Prokurori Platin Aliçka i Prokurorisë së Tiranës u përball të martën më 2 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dhe shpjegime për disa gjetje në kriterin e pasurisë dhe për profesionalizmin. Ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi administrativ për prokurorin Aliçka po kryhet nga trupa e […]

Prokurori Artur Ismajlukaj pas seancës në KPA. Foto:BIRN
KPA Lajme

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Artur Ismajlukaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 2 prill vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajlukaj, duke i konsideruar të pamjaftueshme shkaqet e ngritura nga Komisionerja Publike, Irena Nino në ankim. Ismajlukaj u konfirmua në detyrë më 7 korrik 2023 pasi u përball me […]