Prokurori Platin Aliçka i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën më 2 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj dhe Roland Ilia. Platin Aliçka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore. […]
Tag: Prokurore
Prokurori Hektor Mushi u shkarkua për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit
Prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi u shkarkua nga detyra më 15 dhjetor 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Sipas KPK, Mushi ka fshehur pronësinë e një apartamenti dhe se gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë. […]
Prokurori Arian Muçaj konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 28 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Arian Muçaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin. Gjatë seancës dëgjimore më 26 mars, Muçaj dha shpjegime […]
Prokurori Dritan Gripshi shkarkohet nga KPK
Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi reagoi duke akuzuar KPK-në se nuk kishte marrë parasysh provat, menjëherë pasi trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njoftoi vendimin për shkarkimin e tij. “Pra ato barrat e provës s’paskan asnjë vlerë”, tha Gripshi, duke ngritur zërin ndërsa tre anëtarët e KPK po tërhiqeshin nga salla e shpalljes së […]
KPK shkarkon prokurorin Milan Laskaj
Prokurori Milan Laskaj i Prokurorisë së Tiranës u shkarkua të mërkurën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi u përball me barrë prove për bilancet negative në kriterin e pasurisë dhe dyshimet për fshehjen e një automjeti. Gjatë seancës dëgjimore Laskaj i kundërshtoi këto gjetje të Komisionit. Vendimi për prokurorin Milan Laskaj u mor nga […]
Prokurori Arian Muçaj përballet me vetingun
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Arian Muçaj u përball të martën më 26 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për disa gjetje në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizimit. Muçaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për prokurorin Muçaj po kryhet […]






