Skeda e pasurisë së deklaruar – Platin Aliçka – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Platin Aliçka – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Platin Aliçka i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën më 2 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj dhe Roland Ilia.

Platin Aliçka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në Sarandë në vitin 2008 dhe u transferua në Prokurorinë e Elbasanit në vitin 2014. Prej majit të vitit 2023, Aliçka e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës, ku u caktua nga KLP përmes procedurës së lëvizjes paralele.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Platin Aliçka nga viti 2008 deri në fund të vitit 2019. [Kliko skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të prokurorit Platin Aliçka.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2008, prokurori Platin Aliçka deklaronte pjesë takuese në shtëpinë e familjes me vlerë 4 milionë lekë dhe një automjet, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 13.5 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 11.3 milionë lekë, kursime në cash prej 1.4 milionë lekësh, likujditete bankare prej 477 mijë lekësh si dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 22.5 milionë lekë, nga të cilat 60% kanë si burim pagën e subjektit dhe 39% pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” përdorimin e huamarrjes së burim për blerjen e një apartamenti.

Subjekti Platin Aliçka në deklarimin Para Fillimit të Detyrës deklaron pjesë takuese në një apartament banimi në bashkëpronësi me vlerë 4,000,000 lekë. Në vitin 2017, pjesa takuese prej 25% i është dhuruar vëllait, por mbetet pjesë e kësaj analize për shkak të vlerësimit të pasurisë familjare.

Subjekti Platin Aliçka në vitin 2009 deklarohet kontratë sipërmarrje për blerje apartamenti banimi me vlerë 46,000 euro, pr subjekti deklaron të ketë paguar 37,000 euro. Burimi i krijimit është huamarrja, përkatësisht në shumat 30,000 Euro, 5,000 Euro, 1,500,000 lekë. Përvec huasë prej 5,000 Euro që ka afat shlyerje 1 vjecar, huamarrjet e tjera janë pa afat. Në 2017 është bërë rivlerësimi i kësaj pasurie të paluajtshme, duke e rritur vlerën me rreth 5,000,000 lekë.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *