Skeda e pasurisë së deklaruar – Mirela Mishgjoni – Gjykata e Vlorës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Mirela Mishgjoni – Gjykata e Vlorës

Mirela Mishgjoni, gjyqtare pranë Gjykatës së Vlorës, do të përballet të mërkurën më 3 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga Xhensila Pine, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj.

Mirela Mishgjoni ka punuar si gjyqtare në vitet 1995-2002 dhe më pas është larguar për të punuar si avokate. Ajo është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2009 dhe punon prej asaj periudhe si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Mirela Mishgjoni nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja e Vlorës, Mirela Mishgjoni.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Mirela Mishgjoni deklaronte pasuri me vlerë 400 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 34 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 18.8 milionë lekë, likujditete bankare prej 14.3 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 37.1 milionë lekë, nga të cilat 37% kanë si burim pagën e subjektit, rreth 19% pagat e familjarëve, 22% të ardhurat e bashkëshortit nga biznesi dhe 20% të totalit deklarohen nga burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen me transaksionet për blerjen e një toke si dhe të dhënat mbi kursimet në cash.

Mirela Mishgjoni për vitin 2003 dhe 2004 deklaron si ish-gjyqtare, ndërsa në vitin 2009 rideklaron pasurinë për herë të parë dhe totali i pasurive familjare është 25,864,421 lekë me burim nga aktiviteti i subjektit si avokate dhe aktiviteti privat i bashkëshortit në Itali.

Në vitin 2011, bashkëshorti i subjektit deklaron blerje tokë bujqësore me sipërfaqe 31.525 m2 me çmim 301 lekë për m2 në Mazrek, Tiranë, me burim krijimi me pjesen e mbetur të të ardhurave të përfituara nga shitja e automjetit datë 8.7.2010 dhe të ardhura të kursyera. Gjendja e kursimeve cash në deklarimin Para Fillimit të Detyrës 2009 ishte 70,000 euro, shumë e cila përdoret si burim për blerjen e tokës bujqësore.

Në vitin 2016, deklarohet të jetë pakësuar likuiditeti cash me 52 mijë euro për shkak të vjedhjes së banesës në datën 4 gusht 2016. Këto kursime deklarohen me burim të ardhurat nga aktiviteti privat dhe shitja e nje restoranti të ndodhur në Itali, e përdorur edhe një tjetër herë si burim për blerjen e tokës bujqësore, duke krijuar paqartësi me gjendjen e kursimeve në cash.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *