Skeda e pasurisë së deklaruar –Edina Kurti – Prokuroria e Kavajës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Edina Kurti – Prokuroria e Kavajës

Prokurorja Edina Kurti e Prokurorisë së Rrethit Kavajë do të përballet të premten më 28 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Edina Kurti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si oficere e policisë gjyqësore. Ajo u emërua prokurore në vitin 2012 dhe e ushtron funksionin e saj prej një dekade pranë Prokurorisë së Rrethit Kavajë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurorja Edina Kurti nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të prokurores së Kavajës, Edina Kurti.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, Kurti deklaronte pasuri me vlerë 5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 23.4 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 18.4 milionë lekë, kursime në cash prej 2.8 milionë lekësh, likujditete bankare prej 1.1 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 1.1 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 7.1 milionë lekë, nga të cilat 71% kanë si burim pagën e saj nga funksioni i prokurores dhe gati 25% pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Edina Kurti ka shkëputje nga deklarimi për periudhën 2004-2012. Me rikthimin si subjekt deklarues në vitin 2012, ajo deklaron për herë të parë pasurinë e përbashkët me bashkëshortin: apartament banimi me vlerë 26,000 euro, autoveturë 8,500 euro si dhe gjendje cash me burim nga emigracioni dhe puna ndër vite në shumën 25,000 euro.

Në vitin 2014, kontrolli aritmetik dhe logjik rezulton me pamjaftueshmëri të burimeve financiare në shumën 6,449,750 lekë. Këtë vit, subjekti deklaron një kontratë sipërmarrje për prenotim apartamenti me sipërfaqe 127m2 në Durrës dhe vlerë 9,784,982 lekë, ku zotëron 1/3 e pjesës takuese. Burimi i deklaruar për financimin e kësaj kontrate është një kredi bankare në shumën 2,486,400 lekë. Nuk ka të dhëna nëse vlera e kësaj kontrate është paguar e plotë apo pjesërisht.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *