Skeda e pasurisë së deklaruar – Kledian Llaho – Prokuroria e Sarandës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Kledian Llaho – Prokuroria e Sarandës

Prokurori Kledian Llaho i Prokurorisë së Rrethit Sarandë do të përballet të hënën më 19 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Firdes Shuli.

Kledian Llaho e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2014, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2022 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Sarandës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Kledian Llaho nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Sarandës, Kledian Llaho.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2004, prokurori Kledian Llaho zotëronte pasuri me vlerë 5.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare është 14.2 milionë lekë.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 5 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 8.2 milionë lekë, kursime në cash prej 600 mijë lekësh si dhe automjet me vlerë 3898 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 10.2 milionë lekë, nga të cilat rreth 59% kanë si burim pagën e tij nga funksioni, rreth 19% pagat e familjarëve, 11.6% nga dhuratat në cash dhe rreth 6% nga shitja e pasurive.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” burimet financiare për blerjen e një apartamenti si dhe dhuratat nga familjarët.

Subjekti Kledian Llaho ka deklaruar fillimisht pasurinë në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore dhe pas një shkëputje 10-vjeçare është rikthyer në skemën e deklarimit në vitin 2014.

Në deklarimin Para Fillimit të Detyrës në vitin 2014, subjekti deklaron blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 105m2 me vlerë 50 mijë euro, me burim kursimet familjare, një kredi prej 2.5 milionë lekësh si dhe ndihmesë nga prindërit e bashkëshortes, pa specifikuar në vlerë kursimet ndër vite dhe ndihmesën nga të afërmit.

Gjithashtu në vitin 2016 dhe 2018, babai i bashkëshortes së subjektit deklaron se në llogarinë e saj bankare janë derdhur nga babai i saj respektivisht shumat 7 mijë euro dhe 2 mijë euro.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit nga Detyra

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *