Skeda e pasurisë së deklaruar – Ylli Pjetërnikaj – Prokuroria e Lezhës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ylli Pjetërnikaj – Prokuroria e Lezhës

Prokurori Ylli Pjetërnikaj i Prokuorisë së Rrethit Lezhë do të përballet të hënën më 24 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli.

Ylli Pjetërnikaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe ka punuar si prokuror në Kukës, Lezhë dhe në Tiranë. Më parë, ai ishte angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore private.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Ylli Pjetërnikaj nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Ylli Pjetërnikaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2013, Ylli Pjetërnikaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 52.2 milionë lekë, mes të cilave edhe bagëti e koshere bletësh të trashëguara. Ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij kap vlerën e 58.3 milionë lekëve.

Pjetërnikaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 31.9 milionë lekë si dhe likujditete në cash prej 20 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 8.8 milionë lekë, nga të cilat 66% burojnë nga paga e tij si prokuror, 9.6% nga pagat e familjarëve, 17% janë të ardhurat nga ferma e familjes si dhe 6% nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” mënyrën e deklarimit të kursimeve në cash si dhe paqartësitë në deklarimin e pasurisë së vëllait.

Në deklarimin Para Fillimit të Detyrës, subjekti deklaron ndër të tjera gjendje cash me vlerë 20,000,000 lekë me burim nga kursimet nga puna ndër vite, por përveç kësaj ka dhe një shënim “kontratë huaje” dhe nuk sqarohet nëse shuma e kursyer buron nga ndonjë kontratë huaje apo është dhënë hua.

Në vitin 2016, vëllai i subjektit deklaron blerjen e një apartament banimi me vlerë 44,000 euro, nga të cilat 12,372 euro janë paguar cash ndërsa pjesa prej 31,628 euro është paguar me anë të kredisë bankare. Kredia është marrë me datë 24.12.2014 dhe është shlyer më datë 07.06.2016. Të ardhurat për shlyerjen e kësaj kredie kanë ardhur nga kursimet e dhëna nga familja, por nuk është e qartë nëse subjekti deklarues ka kontribuar në blerjen e këtij apartamenti apo jo.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *