Prokurorja Edina Kurti e Prokurorisë së Rrethit Kavajë do të përballet të premten më 28 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine. Edina Kurti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si […]
Tag: Prokuroria e Rrethit Kavajë
Kolegji: Konfirmimi në KPK i Artan Madanit, i pabazuar në ligj dhe prova
Në vendimin e arsyetuar për shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se analiza financiare dhe konkluzionet e KPK-së për të ardhurat dhe dhuratat nga familjarët janë të pabazuara.
KPA largon nga detyra drejtuesin e prokurorisë së Kavajës, Artan Madani
Ndryshe nga KPK, Kolegji i Posaçëm i Apelimit konkludoi se prokurori Madani nuk justifikoi me burime të ligjshme pasurinë e tij, si dhe nuk kishte deklaruar përdorimin e një automjeti.
Komisioneri Publik dhe Artan Madani ballafaqojnë konkluzionet në Kolegj
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa tha se provat e reja nuk e ndryshonin situatën e drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, ndërsa Artan Madani pretendoi se kishte qenë i sinqertë në deklarime dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Shtyhet seanca në KPA për prokurorin Artan Madani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA pranoi si prova disa dokumente të tjera të dorëzuara nga prokurori i Kavajës, Artan Madani dhe i la detyrë Komisionerit Publik që të paraqesë qëndrimin e tij lidhur me këto dokumente.
KPA çeli hetimin dhe pranoi pjesërisht provat e prokurorit Artan Madani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi parashtrimet e palëve në procesin ndaj prokurorit Artan Madani. Ndërsa pranoi disa prova të reja, KPA i ktheu Madanit për plotësim disa dokumente pa vulë apostile.