Trupa e KPK-së duke shpallur vendimin për Elveta Murrëm. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Elveta Murra shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 23 maj vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Elveta Murra. Gjatë seancës dëgjimore më 19 maj, KPK vuri në dukje se deklarimet e pasakta, të paplota dhe kontradiktore e nxirrnin prokuroren e Elbasanit me mungesë burimesh në disa transaksione financiare. Përfaqësuesi ligjor i […]

Trupa e KPK-së gjatë seancës për prokuroren Elveta Murra. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

Elveta Murra përballet me barrë prove për bilanc negativ prej 14 milionë lekësh

Ndryshe nga sa është e zakonshme në seancat dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku palët zakonisht debatojnë mbi barrën e provës, në seancën e të enjtes avokati i prokurores Elveta Murra pranoi një pjesë të problemeve që rrezikojnë karrierën e klientes së tij. Avokati Koçi Mato i tha Komisionit se subjekti i mbrojtur […]

Prokurorja Elfrida Bregova në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
Analiza KPK Veting

Trupa e KPK ndahet për procedurë në çështjen e Elfrida Bregovës

Prokurorja e Tiranës, Elfrida Bregova u konfirmua në detyrë më 8 prill, pasi bindi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurive si dhe për një transfertë bankare në emër të bashkëshortit, që subjekti pretendoi se ishte kryer nëpërmjet falsifikimit të nënshkrimit. Sipas vendimit të arsyetuar, trupa e KPK e […]

Trupa e KPK gjatë shpalljes së vendimit për Ndocin. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurorja Ndoci, jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 18 maj vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-prokuroren e Shkodrës, Esmeralda Ndoci, si dhe të ndalimit të riemërimit të saj në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Vendimi për Ndocin u mor nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Pamela Qirko, […]

Prokurorja Marsida Frashëri pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Marsida Frashëri dërgohet për trajnim në Magjistraturë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë për një vit nga detyra prokuroren e Shkodrës, Marsida Frashëri dhe e dërgoi atë për të ndjekur programin e trajnimit sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës. “Në përfundim të këtij trajnimi, pas administrimit të rezultateve të arritura nga subjekti, Komisioni do të përfundojë procesin e […]

Prokurori Etien Kapo pas shpalljes së vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurori Etien Kapo konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Etien Kapo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Prokurori Kapo pati një seancë pa telashe përballë KPK të enjten […]