Prokurori Etien Kapo konfirmohet në detyrë

Lajme
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Etien Kapo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Prokurori Kapo pati një seancë pa telashe përballë KPK të enjten më 12 maj. Gjatë relatimit nuk u konstatuan probleme të pasurisë dhe figurës, ndërsa Kapo u shpreh dakord me të gjitha gjetjet e hetimit administrativ. Ai u dha përgjigje pyetjeve të Komisionit dhe vëzhguesit ndërkombëtar Steven Kessler lidhur me gjetjet për dy denoncime nga publiku. Etien Kapo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Prej një viti ai e ushtron detyrën në Prokurorinë e Apelit Durrës.  

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Etien Kapo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Prokurori Kapo pati një seancë pa telashe përballë KPK të enjten më 12 maj. Gjatë relatimit nuk u konstatuan probleme të pasurisë dhe figurës, ndërsa Kapo u shpreh dakord me të gjitha gjetjet e hetimit administrativ. Ai u dha përgjigje pyetjeve të Komisionit dhe vëzhguesit ndërkombëtar Steven Kessler lidhur me gjetjet për dy denoncime nga publiku.

Etien Kapo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Prej një viti ai e ushtron detyrën në Prokurorinë e Apelit Durrës.