Prokurori Bledar Bejko pas seancës në KPA. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme Veting

KPA mbyll hetimin gjyqësor për prokurorin Bledar Bejko

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 19 qershor të administrojë si prova dokumentacionin e tre çështjeve të denoncuara nga publiku ndaj prokuorit të Durrësit Bledar Bejko, pas konfirmimit të këtij të fundit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, si dhe u mbyll hetimi gjyqësor. Prokurori Bledar Bejko u konfirmua në […]

Prokurori Julian Zonja pas seancës dëgjimore me KPK.
Artikull kryesor ! KPK Lajme Veting

Hetimet për vdekjen e Ardit Gjoklajt rihapin vetingun e prokurorit Julian Zonja

Të hënën në mëngjes Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK mbajti seancëne dytë dëgjimore publike ndaj prokurorit të Tiranës, Julian Zonja. KPK duket se kishte “harruar” të përfshinte në hetimin administrativ ndaj subjektit të rivlerësimit, çështjen e hetuar prej tij të vrasjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në gusht 2016 në landfillin e Sharrës. Në seancën […]

Prokurorja e Tiranës Mirela Zavalani pas seancës së konfirmimit. Foto: Vladimir Karaj/BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Mirela Zavalani

Prokurorja Mirela Zavalani e Prokurorisë së Tiranës u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të enjten në 15 qershor. Trupa e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Lulzim Hamitaj, vendosi pas një seance dëgjimore pa probleme të konfirmojë në detyrë Zavalanin. Në rastin e prokurores së Prokurorisë së Tiranës, Mirela Zavalani […]

Prokurori Ylli Bashaj, pas seancës në KPK. Foto:Malton Dibra/LSA
KPK Lajme Veting

KPK konfirmoi në detyrë prokurorin Ylli Bashaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj. Gjatë seancës dëgjimore Bashaj u përball në KPK me pyetje kryesisht mbi koherencën dhe vërtetësinë e një kontrate për blerjen e një shtëpie në vitin 2000. Nga hetimi administrativ i trupës së kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me anëtare […]

Prokurorja e prokurorisë së Rrehtit Gjyqësor Tiranë, Mirela Zavalani, datë 13 qershor 2023. Foto: BIRN
KPK Lajme Veting

Prokurorja Mirela Zavalani përballet me vetingun e pasurisë së vjehrrit

Procesi i rivlerësimit kalimtar ka për qëllimin kontrollin e magjistratëve bazuar në tre kritere, përfshirë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin. Në rastin e prokurores së Prokurorisë së Tiranës, Mirela Zavalani gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së, të bëra publike gjatë seancës dëgjimore të mbajtur të martën, u fokusuan kryesisht tek pasuria e vjehrrit të […]

Skeda e pasurisë së deklaruar –Mirela Zavalani– Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Mirela Zavalani– Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Mirela Zavalani e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën më 13 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Lulzim Hamitaj. Mirela Zavalani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si oficere […]