Skeda e pasurisë së deklaruar –Mirela Zavalani– Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Mirela Zavalani– Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Mirela Zavalani e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën më 13 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Lulzim Hamitaj.

Mirela Zavalani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si oficere e policisë gjyqësore. Ajo u emërua prokurore në vitin 2007 dhe ka punuar në Prokurorinë e Rrethit Lezhë deri në vitin 2012. Prej më shumë se një dekade, Zavalani e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Mirela Zavalani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja Mirela Zavalani.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Mirela Zavalani zotëronte pasuri me vlerë 12.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 42.3 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, subjekti deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 33.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 6.1 milionë lekësh, kursime të akumuluara në cash prej 1.6 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 619 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 28.3 milionë lekë, nga të cilat 44% burojnë nga paga e subjektit, gati 32% nga pagat e familjarëve, 19% nga biznesi i familjes dhe 1.3 për qind nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” deklarimit e pasurive në vlera të ndryshme si dhe investimin e kryer për biznesin e familjes së bashkëshortit.

Subjekti Mirela Zavalani ka shkëputje në deklarimin e interesave private nga viti 2005 deri në vitin 2007. Në deklarimin para fillimit të detyrës në vitin 2007, ajo rideklaron një pjesë të pasurisë së deklaruara më parë, por me vlera të ndryshme. Në vitin 2003 deklarohet një dyqan për tregtimin e pajisjeve auto dhe vajrave lubrifikantë, i cili është në të njëjtën ndërtesë me banesat dhe është është pronë e përbashkët e bashkëshortit, vjehrrit dhe kunatit, ku ky i fundit ushtron aktivitetin privat. Pronësia e subjektit dhe bashkëshortit të saj në këtë objekt është 40% dhe vlera e dyqanit është 7,000,000 lekë. Në vitin 2007, vlera e këtij objekti deklarohet në shumën 250,000 euro. Nuk është e qartë sa është kostoja e këtij ambjenti dhe investimi i vetë subjektit dhe bashkëshortit të saj ndër vite.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *