Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli të premten, më 18 korrik, vendimin për pushimin e gjykimit të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, për shkak të tërheqjes nga ankimi nga ana e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili aktualisht ushtron kompetencat e komisionerëve. […]
Tag: Robert Kote
SPAK sqaron tërheqjen nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rihapi procesin ndaj prokurorit Robert Kote pasi e gjeti të paqartë proceduralisht qëndrimin përfundimtar të përfaqësuesit të SPAK-ut, Klodian Braho. Vendimi për rihapje u mor, siç u tha në seancën e së mërkurës, për të sqaruar nëse tërheqja e SPAK nga kërkesa për shkarkimin e Kotes ishte njëkohësisht edhe tërheqje […]
Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote
Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, u tërhoq nga kërkesa për shkarkim dhe kërkoi para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualfikimit për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. […]
KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Robert Kote
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 10 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Robert Kote. Prokurori Robert Kote u konfirmua në detyrë më 19 dhjetor 2022, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte arritur nivel të besueshëm […]
Prokurori Robert Kote konfirmohet me shumicë votash
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 19 dhjetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Robert Kote. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Shanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Gjatë seancës dëgjimore më 15 dhjetor, Kote […]
Prokurori Kote jep shpjegime për balancat negative dhe për një mik përdorues kokaine
Prokurori Robert Kote i Prokurorisë së Tiranës u përball të enjten më 15 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative lidhur me shpenzimet e shkollimit të vajzës në Vjenë të Austrisë, për udhëtimet dhe pushimet jashtë shtetit, si dhe për pamundësinë e blerjes së një […]




