Gjyqtarja Matilda Fetau pas shpalljes së vendimit, Foto:Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetau u përball të hënën më 29 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u relatuan raporte pozitive për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa në aspektin profesional u evidentuan gjetje vetëm për dy çështje të denoncuara nga publiku, për të cilat ajo dha […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Matilda Fetau – Gjykata e Elbasanit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Matilda Fetau – Gjykata e Elbasanit

Matilda Fetau, gjyqtare pranë Gjykatës së Elbasanit, do të përballet të hënën më 29 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu. Matilda Fetau përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një […]

Prokurori Artur Ismajlukaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurori Artur Ismajlukaj jep shpjegime për udhëtimet me persona të dënuar

Prokurori i Elbasanit, Artur Ismajlukaj u përball të enjten më 25 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegime për disa udhëtime me automjete të personave të dënuar penalisht, në një rast me makinën e një personi të dënuar për krim të organizuar në Rimini të […]

Gjyqtarja Elvana Çiçolli pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

Gjyqtarja Elvana Çiçolli konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 25 maj vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Tiranës, Elvana Çiçolli. Vendimi u mor në mënyrë unanime  nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Suela Zhegun. Gjatë seancës dëgjimore më 23 maj, […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Artur Ismajlukaj – Prokuroria e Korçës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Artur Ismajlukaj – Prokuroria e Korçës

Artur Ismajlukaj, prokuror në Prokurorinë e Korçës, do të përballet të enjten më 25 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu. Artur Ismajlukaj e nisi karrierën si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tropojës në […]

Prokurorja Miranda Bushi dhe përfaqësuesja e saj, Antoneta Sevdari pas seancës dëgjimore, Foto:Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Të ardhurat nga emigracioni vënë në pikëpyetje karrierën e Miranda Bushit

Prokurorja Miranda Bushi e Prokurorisë së Tiranës u përball të martën më 23 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti mbi të ardhurat e përfituara nga ajo dhe bashkëshorti në emigracion, përpara se të rifillonte ushtrimin e funksionit – likujditete që sipas saj kanë shërbyer […]