Skeda e pasurisë së deklaruar – Matilda Fetau – Gjykata e Elbasanit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Matilda Fetau – Gjykata e Elbasanit

Matilda Fetau, gjyqtare pranë Gjykatës së Elbasanit, do të përballet të hënën më 29 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu.

Matilda Fetau përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi u emërua në Gjykatën e Rrethit Elbasan, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Matilda Fetau nga viti 2014 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë e deklaruar nga gjyqtarja Matilda Fetau.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2014, gjyqtarja Matilda Fetau deklaronte pasuri me vlerë 1,199 lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 1.3 milionë lekëve.

Ajo zotëron likujditete bankare me vlerë 973 mijë lekë, automjet me vlerë 283 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 100 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 9.7 milionë lekë, nga të cilat 61% kanë si burim pagën e Znj. Fetau, 37% pagat e familjarëve dhe 0.5% dhuratat në cash. Rreth 0.3% e të ardhurave totale janë siguruar nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen të theksohet se në deklaratën fillestare, subjekti Matilda Fetau ka deklaruar pjesë takuese në një sipërfaqe toke pa vlerë aseti si dhe deklaron të jetë dorëzanëse për një kredi me vlerë 5.1 milionë lekë, për të cilën deklarohen pagesa në vitet e mëpasme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *