Gjyqtari Dritan Caka pas vendimit nga KPK. Foto:Vladimir Karaj/BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Dritan Caka

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka u konfirmua në detyrë të martën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas një seance dëgjimore pa probleme. Caka iu nënshtrua procesit të rivlerësimit në të tri kriteret.

Gjatë seancës dëgjimore Caka dha shpjegime për dy barra prove në kriterin e pasurisë dhe dy gjetje të tjera në aspektin profesional. Caka mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Caka u kryhe nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Dritan Caka përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe u emërua në Gjykatën e Lushnjës. Prej vitit 2014 ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *