Skeda e pasurisë së deklaruar – Lazer Sallaku – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Lazer Sallaku – Gjykata e Tiranës

Lazer Sallaku, gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës, do të përballet të mërkurën më 24 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Brunilda Bekteshi.

Lazer Sallaku ka punuar si avokat përpara se të niste karrierën në sistemin e drejtësisë si inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2007. Ai u emërua gjyqtar në vitin 2010 dhe e ushtroi fillimisht funksionin në Gjykatën e Durrësit. Prej vitit 2013, Sallaku punon si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Lazer Sallaku nga viti 2007 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari Lazer Sallaku.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2007, gjyqtari Lazer Sallaku zotëronte pasuri me vlerë 8.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare e deklaruar kap vlerën e 9.3 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 7.5 milionë lekë, automjete me vlerë 1.7 milionë lekë dhe kursime në cash prej 50 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 26.5 milionë lekë, nga të cilat paga nga funksioni i subjektit zë 46%, pagat e familjarëve 24%, dhuratat në cash në masën 21% dhe të ardhurat nga shitja e pasurive të patundshme në masën 8.5%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” që lidhen kryesisht me transaksionet e pasurive të patundshme si dhe dhuratat në cash nga familjarët.

Subjekti Lazer Sallaku në vitin 2010 deklaron transferim/kalim pronësie si pasojë e ndarjes në emër të ish-bashkëshortes të asetit shtëpi banimi me vlerë 60,000 euro si dhe detyrimin për pagesën e kredisë bankare marrë për blerjen e këtij aseti.

Në vitin 2012, subjekti deklaron gjendje cash prej 40,000 eurosh në emër të bashkëshortes, dhuruar nga nëna e saj me rastin e martesës.

Në vitin 2014 deklarohet pagesa e dy kësteve me vlerë totale 30,727 për ndërtimin e një apartamenti në komunën Farkë, me burim pakësimin e gjendjes cash. Në deklarim mungon vlera e plotë e apartamentit, por bazuar në këstet e deklaruara rezulton 46,323 euro si dhe detyrim i papaguar ndaj firmës prej 15,596 euro.

Gjatë këtij viti deklarohet te ardhura 16,000 euro nga shitja e e një apartamenti banimi, i përfituar nga bashkëshortja nëpërmjet trashëgimisë familjare (vlera e shitjes 32,000 euro, pjesë takuese 50%), shumë e cila mbahet cash në banesë.

Në vitin 2016 deklarohet pakësimit i gjendjes cash 16,000 euro, i cili shërben për blerje pasuri e paluajtshme garazh 7,547 euro dhe pagesë e këstit të fundit të detyrimit ndaj firmës së ndërtimit.

Në vitin 2017, subjekti deklaron huamarrje 11,000 euro dhe kredi bankare 36,000 euro, të cilat shërbejnë për t’i paguar ish-bashkëshortes shumën 45,000 euro  sipas marrëveshjes për ndarje pasurie dhe regjimi pasuror pas zgjidhjes së martesës, e cila heq dorë nga pjesa e saj si bashkëpronare në pasurinë e paluajtshme apartament banimi dhe garazh.

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *